Mijallkov dhe Gruevski kanë dhënë urdhër të përgjohen mbi 20 mijë qytetarë


Prokurorja Lençe Ristovska po shpjegon se Sasho Mijallkov dhe Goran Grujovski, kanë krijuar grup kriminel për përgjim të paligjshëm dhe me vite kanë përgjuar mijëra qytetarë. Gjatë fjalëve hyrëse të prokurorisë në rastin Target-Fortesa, Ristovska shpjegoi se Mijallkov e ka krijuar grupin e përgjimit dhe krahun e djathtë e ka patur Grujovskin i cili e ka bërë organizmin e grupit gjatë veprimit, raporton SHENJA.

Por Grujovski ka patur poashtu një krah të djathtë i cili i ka përcjellë detyrat e ndara nga Grujovskit deri anëtarët e grupit që kanë bërë përgjimin dhe transkriptimin e bisedave telefonike. Goran Grujovski madje ka patur mundësi të përgjojë edhe prej kompjuterit të tij personal, dhe këtë autorizim ua ka dhënë edhe pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminel. “Do dëshmojmë se Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Nadica Nikoliç, janë bashkuar në mënyrë kriminele dhe e kanë keqpërdorur poziten zyrtare, ndërsa të akuzuarit e tjerë, i janë bashkuar grupit dhe kanë përgjuar e transkriptuar, edhe pse nuk ka patur kërkesa zyrtare për përgjim. Do dëshmojmë se Mijallkov, Grujevski dhe Nikoliç, kanë dashur të kenë përparësi para elitave politike dhe të biznesit. Mijallkov si drejtor i DSKsë, e ka krijuar grupin duke ia dhënë instruksionet e sakta Goran Grujovskit. Mijallkov dhe Grujovskit në çdo kohë kanë patur informata se kush përgjohen dhe kanë patur mundësi, edhe prej kompjuterëve të tyre të dëgjojë çfarë flitet në një numër të caktuar telefoni. Nikoliç i ka marë urdhrat nga Grujovski ndërsa ajo pastaj i ka ndarë detyrat tek të akuzuarit e tjerë që kanë përgjuar dhe transkriptuar biseda”, shpjegoi Lençe Ristovska. Xvonko Kostovski, ish i punësuari në DSK që ka qenë pjesë e grupit kriminel të përgjimit, e që ka qenë përgjegjës për mbështetjen teknike, ka kopjuar një pjesë të përgjimit në usb të cilën ia ka dhënë Gjorgji Llazarevskit e ai ia ka kaluar Zoran Verushevskit i cili ia ka dhënë pastaj Zoran Zaevit./Pacensure

Baby Boo