Mihael Manevski: “Shkëndija, ishte dëshira ime”


Skuadra e Shkëndijës konfirmoi lajmin që disa ditë më radhë është present në mediat vendore për angazhimin e mbrojtësit 22 vjeçar Mihael Manevski. Skuadra nga Tetova zyrtarizoi Manevski, duke e cilësuar si një përforcim cilësor në repartin e mbrojtjes, i cili ka firmosur kontratën prej një viti e gjysëm, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera.

“Me kënaqësi e prita momentin e nënshkrimit të kontratës me Shkëndijën. Ishte dëshira dhe insistimi im që të jem pjesë e Shkëndijës, për shkak se Shkëndija është një skuadër e cila vazhdimisht për çdo vit e dominon kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Është skuadra më e mirë në vendin tonë në dekadën e fundit, dhe prandaj kjo do të jetë një sfidë e madhe për mua të jem pjesë e kësaj skuadre. Ashtu siç kam dëgjuar, Shkëndija krijon një skuadër të re që kërkon të jetë kompetitive dhe të shënojë suksese në garat evropiane, dhe prandaj iu jam falënderues të gjithë atyre që mua ma dhanë këtë mundësi. Jam lojtar që gjithmonë e jap maksimumin nga vetja dhe besoj se me lojërat e mira do ta arsyetoj angazhimin tim në Shkëndijë”, deklaroi Manevski pas nënshkrimit të kontratës.

Kujtojmë se Mihail Manevski së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Bregallnicës nga Shtipi, ndërsa paraprakisht për dy sezone ka luajtur edhe në ekipin e Akademija Pandevit. Në gjysmësezonin e parë Manevski për Bregallnicën i ka zhvilluar të gjitha 18 xhirot, duke realizuar edhe 6 asiste, ndërsa në të kaluarën ka qenë lojtar standard në përfaqësuesen U21 të Maqedonisë së Veriut.

Baby Boo