Migrantët, “Blindohet” kufiri jugor, 15-të fishohet numri i kontingjentit të ARM-së


Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski konsideron se nuk ka kurrfarë shenjash për ndonjë valë emigrantësh e cila këtyre ditëve do të vijë drejt territorit tone. Gjatë prononcimit të tij për media gjatë vizitës në Gjevgjeli të pjesëtarëve të armatës të cilët e sigurojnë kufirin jugor, Pendarovski paralajmëroi se më 5 mars kjo çështje do të shqyrtohet nga BE-ja, në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme, pasi, siç tha, është me proporcione prej vitit 2015 dhe vitit 2016 që një shtet veçanërisht i vogël i cili nuk është anëtar i BE-së, nuk mund ta zgjidhë vetë.

Stevo Pendarovski, president

“Sa na takon neve, ne jemi pjesë e një spektri të gjerë shtetesh të cilat duhet të jenë të përgatitura qoftë edhe si vend tranzitues. Përvoja nga viti 2015 dhe 2016 është e madhe dhe e vlefshme në këtë drejtim kështu që nuk pres edhe të ketë derdhje eventuale të refugjatëve gjatë periudhës së ardhshme se ne do të jemi të befasuar”.

Ai theksoi se organet shtetërore në bazë ditore ndjekin gjithçka ndodh në kufi dhe se para ca kohësh është aktivizuar edhe organi i ri për koordinimin e shërbimeve, si edhe para dy ditësh është rritur prej 10 deri në 15 herë kontingjenti i Armatës, në pritje në ndonjë vale eventuale të refugjatëve.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski përsëriti se shteti është i përgatitur për një situatë të re eventuale të krijuar, sa i takon migrantëve. Ai shtoi se me kolegët nga shteti grek janë në komunikim të vazhdueshëm.

Oliver Spasovski, kryeministër teknik

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshmë. Tani për tani nuk ka migrant që lëvizin as nga Greqia dhe as nga teritori drejtë Maqedonisë së Veriut. Megjithatë institucionet e tona janë të përgatitura në këtë pjesë. Ne madje nga dje e ngritëm sigurinë e kufirit në jug dhe veri. Jemi të përgatitur dhe përkushtuar maksimalisht, që të përgjgijemi nëse kemi ndonjë valë eventuale migrantësh, që ta mbrojmë kufirin dhe të mos lejojmë hyrje në vendin tonë”.

Kurse ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska deklaroi se edhe pse gjendja në kufirin jugor është stabil, ata do të reagojnë në mënyrë preventive dhe sipas gjitha skenarëve të mundshëm, në rast se ka valë emigrantësh.

Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes

“Për momentin presioni i kufirit tonë nuk është i shprehur si më parë, presioni kryesor është në kufirin greko-turk. Është fakt se shkakton tërheqje të caktuar të forcave greke të fokusohen në kufirin turk dhe kjo shkakton lëvizje të emigrantëve të cilët veçmë kanë qenë në Greqi drejt veriut në BE”.

Ministrja apeloi të mos përhapen lajme të rreme dhe dezinformata për arsyen dhe agjendën se çfarë qëndron pas kësaj situate.

Baby Boo