Micotakis: Rreziku nga koronavirusi nuk ka kaluar

Të gjithë kemi menaxhuar me sukses valën e parë të Kovid-19, por rreziku nuk ka kaluar dhe tani që është verë nuk duhet këtë ta harrojmë”, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis përmes rrjeteve sociale, duke postuar video të re me këshilla për mbrojtjen nga koronavirusi, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen masave parandaluese, veçanërisht tani “kur Greqia gradualisht është hapur për vizitorë”.

“Rreziku nga koronavirusi është akoma këtu. Dhe tani kur gradualisht po hapim Greqinë për vizitorët, duhet të jemi edhe më të kujdesshëm. Të gjithë ne i dimë masat e mbrojtjes nga koronavirusi, por është lehtë të harrohet. Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë”, është pjesë e mesazhit në video me këshilla informuese, të cilat Micotakis i ndau në rrjetet sociale.

Videoja në një minute u kujton grekëve masat themelore të mbrojtjes personale, të lahen shpesh duart, të mos prekin fytyrën e tyre, të ruajnë distancën e nevojshme, dhe nëse kjo nuk është e mundur, veçanërisht në ambiente të mbyllura, të përdorin maskë.

“Ne po parandalojmë përhapjen e koronavirusit, ne po mbrojmë shoqërinë, po qëndrojmë të sigurt”, është mesazhi në fund të videos.

Baby Boo