Micotakis: “Marrëveshjet kanë të bëjnë me shtetet dhe jo qeveritë”


Marrëveshjet kanë të bëjnë me shtetet dhe jo qeveritë, nënvizoi kryeministri grek Krijakos Micotaki në lidhje me ngjarjet e fundit tek ne dhe Marrëveshjen e Prespës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis edhe një herë e përsëriti qëndrimin e tij se për momentin kur marrëveshja është ratifikuar, ata do ta zbatojnë.
“Edhe përskaj mangësive që i përmenda në marrëveshjen, asnjëherë askënd nuk e mashtrova dhe nga fillimi tregova se për momentin kjo marrëveshje do të ratifikohet në Kuvendin grek, jam i detyruar ta zbatoj dhe me shumë kujdes të ndjek zbatimin e tij”, tha Micotakis.

Ai shtoi se “pikërisht me ndjekjen e këtij procesi është e lidhur” edhe çështja se kur në Kuvendin grek do të sjellën për ratifikim tre memorandumet me vendin tonë.
Në komentimin e gazetares se “deri më tani nuk kishte probleme në Maqedoninë e Veriut” dhe sërisht nuk u vendosen në rend të ditës, Micotakis u përgjigj shkurt për këtë , se ata do ta vlerësojnë kohën e duhur.

Baby Boo