MICOTAKIS: E DHAMË GJUHËN MAQEDONASE DHE IDENTITETIN MAQEDONAS PA MARRË ASGJË PËR KTHIM


Cila ishte kërkesa e përhershme e palës së Shkupit, më e rëndësishme edhe se emri? Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas. Ne edhe këtë ua dhamë dhe kjo është thellësisht shqetësuese, për shkak se lidhet me irredentizmin e Shkupit, thotë kryetari i Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis në intervistë për televizionin grek “Alfa”, ndërsa këtë qëndrim e argumenton me, siç thotë, “dokumentin e sërishëm” të besueshëm të publikuar nga Uikiliks.

Micotakis, edhe njëherë e përsërit edhe qëndrimin e tij se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës.

“Dua t’i pyes bashkëqytetarët tanë, jo vetëm në Maqedoni, se si ndjehen kur i dëgjojnë zotëri Zaevin dhe zotëri Dimitrovin të thonë ‘Unë jam maqedonas dhe flas gjuhën maqedonase’ dhe askush të mos përgjigjet. Ne, nuk do ta ratifikojmë marrëveshjen as tani, e as në parlamentin e ardhshëm, në qoftë se nuk ratifikohet në parlamentin e tanishëm”, thotë lideri i Demokracisë së Re.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Micotakis shpjegon se ratifikimi i marrëveshjes në parlamentin grek do t’i zvogëlojë mundësitë për bërje të çfarëdo lloj ndryshimeve nga ana e tyre.

“Do t’i shfrytëzojmë të gjithë mundësitë që i kemi në dispozicion që t’i ndryshojmë aspektet e marrëveshje që janë problematike. Kjo do të thotë se nëse marrëveshja ratifikohet atëherë hapësira për manovra është e kufizuar. Jam i gatshëm t’ju shpjegoj qytetarëve: Nëse marrëveshja nga çfarëdo lloj arsye nuk ratifikohet, atëherë nuk ekziston marrëveshje. Gjërat janë shumë të thjeshta”, thotë Micotakis.

Lidhur me integrimin evropian dhe euro-atlantik të Maqedonisë, lideri i partisë opozitare greke thotë se “problemi me NATO-n është ai që tanimë është shënuar fillimi i “procesit”, ndërsa ata të cilët janë të detyruar të përgjigjen “janë ata të cilët e sollën marrëveshjen” dhe në mënyrë indirekte dërgon kritika deri te Panos Kamenos.

“Ne bëmë gjithçka që ishte në duart tona. Dorëzuam propozim për votim të mosbesimit dhe gjithsesi se tragjike është hipokrizia e partnerit qeveritar, i cili nga njëra anë thotë se nuk do të votojë dhe se do ta rrëzojë qeverinë, ndërsa nga ana tjetër rri ulur në kolltuk dhe thjesht fiton kohë me shpresë të mirë se marrëveshja në fund nuk do të kalojë në referendumin në Shkup”, komenton lideri i Demokracisë së Re në intervistë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin grek “Alfa”,

Baby Boo