Mickoski: Zaev i ka shitur tokë vëllait të tij

Kreu i VMRO- DPMNE-së, Hristijan Mickoski, akuzon kryeministrin Zoran Zaev për e shitjen e tokave për ndërtim familjarëve të tij. Mickoski tha se Zaev në kohën kur ishte kryetar i Strumicës ka realizuar marrëveshje me kompaninë “Total Inzhinering” në pronësi të vëllait të tij, Vice Zaev, për investim në ndërtesa shtatë katëshe. Procedura siç tha Mickoski ka filluar në dhjetor të vitit 2014 kur është zhvilluar oferta publike për shitjen e pronave ndërtimore në komunën e Strumicës. Në ankand është paraqitur vetëm Sashko Bërndevski, partneri i biznesit në njërën nga kompanitë e Vice Zaevit.

Në ankand janë ofruar 2.300 denarë për metër katrorë, bëhet fjalë për parcelë prej 18.462 metra katrorë. Në shkurt të vitit 2016 Sashko Bërndevski merr nga Komuna e Strumicës miratim për ndërtimin e 8 ndërtesave 7 katëshe. Në muajin e njëjtë Bërndevski ka realizuar marrëveshje për bartjen e të drejtës së ndërtimit të parcelës me personat juridik të kompanisë “Total inzhinering” në pronësi të Vice Zaevit, dhe SH.A Pellagonija Strumicë në bordin drejtues të së cilës në atë kohë ishte Trajçe Zaev, kushëriri i Zoran Zaevit – tha Hristijan Mickoski, VMRO- DPMNE.

Mickoski deklaroi se në muajin mars të vitit 2016, Zoran Zaev si kryetar i Strumicës ka marrë vendim për ndryshim të investitorit. Në vend të Brndevskit investitorët e ri janë dy ndërmarrje në pronësi të Zaevit. Mickoski për publikoi edhe një dokument në të cilin tha se është nënshkruar Zaev dhe vëllai i tij, Vice Zaev. Kreu i opozitës Mickoski i bëri thirrje Prokurorisë Publike që ta shqyrtojë sa më shpejtë këtë rast. Ndaj këtyre akuzave ka reaguar LSDM-ja. Sipas kësaj partie Mickovski pa të drejtë e akuzon Zaevin për punën e tij në Komunën e Strumicës.

Në vitin 2014, në periudhën për të cilën sot pa kurrfarë baze akuzon Mickoski, VMRO-ja kishte kontroll të plotë ndaj institucioneve dhe nëse ka ekzistuar ndonjë dyshim qoftë edhe më i vogël për kriminalitet nga ana e kryetarin Zaev dhe familjes së tij, ata menjëherë do ta procedin rastin – thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas LSDM-së është joserioze dhe e papërgjegjshme që Mickoski pas 4 viteve mundohet të ngjallë afera të rrejshme dhe imagjinare nga VMRO-DPMNE-ja.