Mickoski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm më 15 korrik


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një konference për media tha se partia e tij do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 15 korrikut.

“Unë pres një fushatë në të cilën ne mund të tregojmë ndryshimet që kemi. Kush ofron një strategji zhvillimi dhe kush nuk ofron asgjë. Vitet e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të një qeverie shumë premtuese, por ajo nuk ka bërë asgjë përveç kapitullimit, krimit dhe padrejtësisë. Dhe nuk është vetëm pozicioni im, por shumë qytetarë mendojnë kështu. VMRO-DPMNE do të hartojë një strategji për të parë të ardhmen e Maqedonisë. VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm. Këtu është një fitues para jush, i cili është i bindur që më 15 korrik, së bashku me popullin, do të sjellë një fitore historike për Maqedoninë. Unë besoj në mençurinë e njerëzve”, tha Mickoski.

Baby Boo