Mickoski tërhiqet nga amnistia?!


Para se ta bëjnë pauzën e dytë në Klubin e deputetëve, liderët e pushtetit dhe opozitës kanë “thyer shtizat” rreth referendumit dhe modelit të Qeverisë që do të ishte formuar para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Sipas informacioneve jozyrtare, njeriu i parë i VMRO-së Hristijan Mickoski është tërhequr nga kërkesa në të cilën ka insistuar në dy takimet e mëparshme, ndryshime në Kodin penal që ishte interpretuar si amnisti indirekte për ish funksionarët e akuzuar të VMRO-DPMNE-së, transmeton Medial.mk.

Mickoski këtë hap e ka arsyetuar me pohimin se gabimisht është kuptuar dhe se nuk ka kërkuar ndryshimin e ligjit për atë qëllim.

Baby Boo