Mickoski: “Sofja kërkon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë por nuk janë të gatshëm për reciprocitet”


Kurrfarë lëshimesh nuk kërkuan nga unë bullgarët. E përmendën atë që e thanë edhe në opinion për ndryshimin e Kushtetutës dhe të përfshihet një pjesë e popullit bullgar, pakicë e pakonsiderueshme në Maqedoni në Kushtetutë. Këtë e kërkuan. Për këtë nuk janë të gatshëm për reciprocitet për një pjesë të konsiderueshme të popullit maqedonas që jeton në atë pjesë tek fqinji ynë lindor. Dhe nuk janë të gatshëm ta heqin fusnotën nënçmuese të gjuhës maqedonase që është e kodifikuar dhe gjuhë më vete dhe e ndryshme nga gjuha bullgare.

Kështu iu përgjigj kryetari i VMRO-DOMNE-së, Hristian Mickoski, pyetjes së gazetarëve nëse në takimin me kryeministrin Kirill Petkov janë kërkuar lëshime prej tij dhe nga partia e tij, pas vendosjes së luleve në varrin e Goce Dellçevit me rastin e 150-vjetorit të lindjes së tij.

Sipas tij, esenca e të gjitha kërkesave të Bullgarisë, madje edhe e historisë së përbashkët është tentimi që ta keqpërdorin pozitën që janë anëtare e BE-së të na shtyjnë të pranojmë se nga mesjeta – nga perandoria e parë bullgare deri në vitin 1945 kemi histori të përbashkët dhe se jemi një popull – bullgarë. Këtë, potencoi, nuk do ta pranojmë asnjëherë.

Për Goce Dellçevin, potencoi Mickoski, sot në kuadër të Kuvendit të Maqedonisë do të shtrojmë edhe deklaratë me të cilën, siç tha, dëshirojnë të marrin prej të gjitha partive politike edhe parlamentare edhe jashtëparlamentare, për përforcimin e themelit dhe figurës së Goce Dellçevit.

Baby Boo