Mickoski: “Shumë shpejtë publiku do t’i dijë hapat tona drejt shpalljes së referendumit”


Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në Tetovë tha se së shpejti publiku do të njoftohet mbi hapat që partia do të bëj për çështjen e referendumit mbi propozimin francez, përcjell TV21. Ai theksoi se pushteti po ik nga ballafaqimi me qytetarët në referendum.

“Nga pushteti kanë ikur kur u është dashur të përballen me kolegët e opozitës kur u votua mosbesim ndaj Qeverisë, ndërsa tani po ikin nga ballafaqimi me qytetarët në referendum. Konsultimet e VMRO-DPMNE-së janë duke vazhduar, shumë shpejt në seancën e radhës të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së do të diskutojmë për këtë temë, por edhe shumë shpejt nga sot opinioni do t’i dijë hapat tona drejt shpalljes së referendumit”, tha mes tjerash Mickoski.

Baby Boo