Mickoski: Qytetarët të vendosin vet se si do të votojnë në referendum


“Pas konsultimit me qytetarët për abstenim ose votim kundër, ata pak që na përkrahin, vendosëm që çdo qytetar të veprojë sipas bindjes personale për referendumin. Nuk do të vendosin partitë, por kombi, dhe të gjithë do të përkulemi para se të marrim vendimin, tha kreu i VMRO-DPMNE Hristian Mickoski pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë.

Gjatë konferencës për medisa Mickoski tha se me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës, kjo Qeveri ka rrënuar të gjitha pozitat e Maqedonisë e ndërtuara me vite në procesin e negociatave me Greqinë.

Mickoski edhe një herë e vlerësoi si shumë të dëmshme këtë marrëveshje për Maqedoninë duke e akuzuar qeverinë aktuale se punon vetëm për interesa personale të disa politikanëve.

“Marrëveshja e Greqisë nuk pranohet sepse është jashtë principeve tona. Ne mbetemi në qëndrimin se jemi kundër kësaj marrëveshje, pasi e njejta ndryshon Kushtetutën e Maqedonisë, identitetin institucional. VMRO-DPMNE është për anëtarësim në NATO dhe BE. Ata janë miqt tanë strategjik. Ne fuqishëm jemi kundër marrëveshjes për shkak se kjo nuk i plotëson interesat e Maqedonisë”m deklaroi Mickoski./Pacensure

Baby Boo