Mickoski propozon që Pendarovski menjëherë të shpall gjendje të jashtëzakonshme


Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i propozon Presidentit të shtetit Stevo Pendarovski që menjëherë të shpall gjendje të jashtëzakonshme për mbrojtjen e qytetarëve nga virusi Korona.

“Apeloj deri tek Pendarovski që të shpall gjendje të jashtëzakonshme në Maqedoni, sa më shpejtë që është e mundur dhe të mos humb kohë. Të mos futemi në problemet juridike, por të hyjmë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre shëndetësore”, deklaroi Mickovski.

Baby Boo