Mickoski pret kritika të ashpra në Kuvend për Marrëveshjen e Prespës dhe paralajmëron…


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për TV “Sitel” thotë se miratimet që arrijnë në Kuvend i marrin në mënyrë të papritur. Për shembull, ai theksoi se amendamenti për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit ku paraprakisht nuk është paraparë që të diskutohet për të njëjtën, ndërkaq më vonë u pa se nuk është e vërtetë, njofton Portalb.mk.

Sipas Mickoskit, kjo është sjellje jo-serioze e Qeverisë dhe automatikisht ka tërhequr ndryshim të strategjisë për atë se si duhet që të veprohet.

“Pres kritikë të ashpër ndaj të gjithë asaj që do të propozohet nga ana e shumicës qeveritare dhe nga ana e Qeverisë dhe në kornizë të diskutimit të komisionit, ndërkaq më pas edhe në kornizë të diskutimit kuvendor nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, tha Mickoski.

Baby Boo