Mickoski porositi Zaevin: Rrugë e drejtë është rruga për në Idrizovë


Mickoski: Kërkojmë rishikim të ardhshëm dhe të menjëhershëm të punës së gjykatësve suprem
Kërkojmë rishikim të ardhshëm dhe të menjëhershëm të punës së gjykatësve suprem, pa përjashtim dhe rishikimin e vendimeve të tyre. Aty ku do të konfirmohen parregullsi, kërkohen dorëheqje, përgjegjësia para ligjeve. Kërkojmë reformë të Këshillit për reforma në gjyqësor, i cili do të nënkuptojë pezullimin e përkohshëm të çdo aktiviteti për shkak punës së saj të ndotur dhe kërkojmë ndihmë të ekspertëve ndërkombëtarë për realizimin e reformave, tha sonte kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitian Mickoski në “Protestën e qytetarëve kundër padrejtësisë”.

Ai potencoi se është për drejtësi absolute, duke shtuar se përgjegjësi për krimin duhet të ketë pa dallim se kush dhe kur e ka kryer.

“As sot, e as nesër kur qytetarët do na japin mandat nuk do më bjerë ndër mend të ndërhyjë në pushtetin gjyqësor, e as ta pengoj drejtësinë për këdo”, potencoi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se zgjedhjet parlamentare që vijojnë janë, siç shtoi , mundësi e re për popullin e Maqedonisë që ta kthejë shtetin në duart e veta dhe të tregojë se Maqedonia mundet dhe se Maqedonia meriton më shumë.

Baby Boo