Mickoski: Populli i tha jo ndryshimit të emrit dhe identitetit


Rreth një orë e gjysmë pas mbylljes së qendrave të votimit, nga selia e VMRO-DPMNE-së, drejtuesi i partisë kryesore opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski deklaroi se është fakt se Marrëveshja me Greqinë nuk morri dritën jeshile dhe se populli e ndaloi Marrëveshjen e turpshme duke mos lejuar ndryshimin e emrit dhe identitetit.

“Maqedonia sot tregoi se Marrëveshja nuk kalon. Kemi një referendum i cili është thellësisht i pasuksesshëm. Politika e Qeverisë dhe e Zaevit pësoi një debakël, ndërsa Maqedonia fitoi. Numri i qytetarëve që nuk e mbështetën Marrëveshjen e turpshme ose votuan kundër, është shumë më i lartë se sa numri i atyre që votuan për “, tha Mickoski.

Ai shtoi se populli është i forte dhe se nuk e kane ndaluar as thirrjet e drejtorëve as kërcënimet dhe maltretimet e qytetarëve.

Mickoski akuzoi “qendrat për thirrje” te qeverisë të dalin në votime, duke thënë se do të jepet përgjigje për secilin veprim.

Do të përgjigjen, sipas Mickoskit, edhe drejtorët edhe Kryetarët e Komunave për presionet që ju kanë bërë qytetarëve, ndërsa OBRM-PDUKM-ja mbetet në krah të popullit.

Baby Boo