Mickoski: Për ndryshimet kushtetuese nuk do të ketë shumicë, sa më shpejtë zgjedhje të parakohshme


Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski pret një vit të ndryshimeve dhe përsëri bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai nuk beson që Qeveria do të mbledhë shumicën e kërkuar për ndryshimet kushtetuese për të cilat, pasi qëndrimi i VMRO-së nuk ka ndryshuar.

“Qëndrimi është se ky Parlament nuk ka mandat të ndryshojë Kushtetutën sepse as opozita ka marrë pjesë në krijimin e asaj marrëveshje, e as opozita është pajtuar me atë marrëveshje, e as, ka dalë para qytetarëve që të premtojë se do të ketë ndryshime kushtetuese. Kështu që sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të dalim të gjithë me zgjidhje të problemit të cilin e solli qeveria e BDI-së e mbështetur nga LSDM-ja, prandaj qytetarët janë ata që do të vendosin se kujt do t’ia japin besimin. Do të kenë disa opsione kështu që qytetarët janë ata të cilët do të japin udhëzime ku do të duhet të lëvizë Maqedonia”, deklaroi Mickoski në Vevçan.

A beson se Qeveria do të grumbullojë shumicë për ndryshimet kushtetuese, u përgjigj se nuk beson se do ta ruajë as shumicën për mbështetje të kësaj Qeverie, ndërsa për ndryshimet kushtetuese, tha, shumicë nuk do të ketë.

Baby Boo