Mickoski pas takimit me Pendarovski: Nuk kërkojmë amnisti dhe falje për “27 prillin”, kërkojmë drejtësi

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit me Stevo Pendarovski tha se me presidentin është biseduar që tu mundësohet, siç tha ai drejtësi të dë*nuarve për “27 prillin”. Mickoski tha politikanët e pushtetit duhet heqin dorë nga gjykata dhe prokuroria, në mënyrë që të dë*nuarit të marrin aktvendimin nga shkalla e dytë në gjyqësore, që të kenë mundësi të shfrytëzojnë mjet të jashtëzakonshëm juridik.

“Apeloj deri tek politikanët që të heqin dorë nga prokuroria dhe gjyqësori. E thash edhe para presidentit Pendarovsk, ne nuk kërkojmë amnisti, nuk kërkojmë mëshirë. por kërkojmë drejtësi për të dë*nuarit”, tha mes tjerash Mickoski.

Baby Boo