Mickoski: “Nuk kam informacione se çfarë vendimi do të sjellë Alternativa”


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk ka biseduar me liderin e Alternativës, Afrim Gashi prandaj siç tha, “nuk ka informacione se çfarë vendimi do të sjellin organet e larta të Alternativës” sa i takon ofertës së kryeministri Zoran Zaev që t’i bashkohen shumicës parlamentare.

“Alternativa ka dy opsione. Njëri opsion është të pranojë ofertën e Zoran Zaevit dhe të bëhet pjesë e Qeverisë të cilën ne e vlerësojmë me notën më të ulët, me mashtrime, korrupsion, krim, paaftësi dhe do të them Qeveria e cila është më e keqja në 30 vjet pavarësi të shtetit, ose sërish të vazhdojë të mbetet opozitë”, tha Mickoski.
Ndërkaq sot në mbrëmje pritet të mblidhet kryesia qendrore e Alternativës për të vendosur nëse do të qëndrojnë në opozitës apo do të pjesën pjesë e koalicionit qeverisës.

Baby Boo