Mickoski: Një person donte të më vriste sonte, arrestojeni


Lideri i opozitës Hristjan Mickosk, akuzon se një person ka dashur ta vrasë atë sonte.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar një fotografi ku thotë se ai person ka dashur ta vrasë, derisa, në pamjet e kamerave ai shihet se është duke gjuajtur në ajër.

Mickoski, sikurse edhe netëve të tjera, është duke marrë pjesë në protestat që po organizohen kundër propozimit francez, ndërsa nga nata e mbrëmshme ato janë bërë më të dhunshme.

“Ky është njeriu që do të më vriste sonte. Kërkoj që menjëherë të ndalohet nga Spasovski dhe MPB!”, ka shkruar ai./

Baby Boo