Mickoski: Nevojitet jehonë e madhe, qytetarët të inkurajohen të dalin


Biseduam për gjendjen aktuale dhe për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Mora mbështetje unanime për zgjedhjet më 15 korrik, në të cilat VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” do të realizojë fitore bindëse ndaj pushtetit aktual, kumtoi sot në konferencë për shtyp kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Ai pas takimit me partnerët e koalicionit “Për ripërtëritje të Maqedonisë” deklaroi se i ka informuar se janë pranuar kushtet për të cilat, siç tha, biseduan dhe negociuan me pushtetin, e ato janë protokollet për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve dhe Misioni i OSBE-së dhe ODIHR-së.

“Për ne ishte shumë me rëndësi të konfirmohen rregulla të rrepta për mbrojtjen e shëdnetit të qytetarëve me çka u mundësua të gjitha kategoritë e ndjeshme, të sëmurët kronikë, të përfshirë me masat e kujdesit, në mënyrë adekuate të paraqiten për votim dhe të vizitohen nga KSHZ-ja nëse ata vendosin të drejtën e tyre të votës ta realizojnë nga shtëpia. Tërësisht do të jenë të mbrojtur gjatë votimit dhe vota e tyre do të jetë plotësisht e fshehtë. I inkurajoj të gjithë që bëjnë në këto kategori të rrezikshme lirisht të paraqiten për të votuar”, tha Mickoski.

Sipas tij, qytetarët e tjerë në kushte të sigurta do të mund të dalin dhe të votojnë më 15 korrik. Theksoi se nevojitet jehonë e madhe se sa më shumë qytetarë të inkurajohen, të votojnë dhe të zgjedhin mes mashtrimit dhe përparimit, gjegjësisht mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Lideri i VMRO-DPMNE-së paralajmëroi ekonomi të fuqishme, rroga më të larta për 25 për qind apo për së paku 6.500 denarë më shumë se tani. Pensione më të larta se 20 për qind në një mandat apo më shumë se 3.000 denarë për çdo pensionist, papunësi nën 10 për qind, ulje të tatimeve, tatim të sheshtë prej 8 për qind, aktër miliardë euro investime të huaja dhe vendore për katër vite. Paralajmëroi rroga më të mëdha për profesorët dhe mësimdhënësit, 100.000 denarë për profesorët e rregullt universitarë, 80.0000 denarë për profesorët inordinarë, 60.000 denarë për docentët, 45.000 denarë për asistentët në fakultete. Ndërtimi i rrjetit nacional në katër Qendra të reja klinike dhe shumë projekte të tjera.

Mickoski paralajmëroi edhe rikonstruim të pl,otë të mbi 1.000 kilometra rrugë rajonale dhe shtetërore, 150 km rrugë të shpejta nëpër shtet, ripërtëritje energjetike të shtëpive të qytetar[ëve, fasadë të re të secilës shtëpi me ç’rast investimin përgjysmë do ta mbulojë shteti. Gaz natyror për çdo amvisëri, kyçje pa pagesë të gazit për çdo amvisëri.

Ai, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar, theksoi se mandatarin apo kryeministrin e ardhshëm e caktojnë qytetarët.

Lidhur me koalicionimin pas fitores së mundshme në zgjedhje lideri i VMRO-DPMNE-së theksoi se qeverinë e ardhshme do ta kryesojë Koalicioni për ripërtëritje të Maqedonisë, ndërsa të gjitha partitë pa përjashtim të cilat vlerësojnë se programi i tyre është i ngjashëm me programin e koalicionit janë të mirëseardhur të fillojnë bisedime për të bërë koalicion.

Baby Boo