Mickoski: Në shkurt qeveri teknike, zgjedhje pas Ramazanit dhe Pashkëve


Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sërish kërkon zgjeshje të parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Mickoski në një intervistë për “Veçer” thotë se zgjedhjet duhet të mbahen në pjesën e dytë të muajit maj, ndërsa sipas tij qeveria teknike do të formohej në shkurt.

“Mendoj se ky skenar duhet të zgjidhet më së voni në janar për zgjedhje të mundshme të parakohshme parlamentare. Nëse më pyesni pse, sepse e vlerësoj që zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të bëhen diku në maj, pra në këtë pranverë. Që kjo të ndodhë, duhet të ketë një konsensus politik dhe social në janar, ndërsa në shkurt Qeveri teknike, atje diku në mes të shkurtit. Pastaj hyjmë në dy periudha që lidhen me festat kryesore fetare, pra Ramazani dhe Pashkët. Dhe pastaj pas përfundimit të këtyre festave të mëdha fetare, nisja e procesit të fushatës, kjo nënkupton fundi i prillit, fillimi i majit dhe diku nga mesi ose gjysma e dytë e majit do të kishim zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha mes tjerash Mickoski.

Baby Boo