Mickoski: Më pëlqen emri ‘Republika e Maqedonisë’


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski deklaroi se qëndrimin e partisë per propozimi eventual për marrëveshje për emrin do ta jep pas takimit mes liderëve të caktuar për nesër, transmeton Portalb.mk. Ai para gazetarëve tha se tani për tani nuk mund të flitet për përshtypje të negociatave, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me çështjen e emrit, të presim nesër takimin e liderëve, pas asaj do të kemi qëndrim dhe pozicion. Për momentin unë nuk kam një qëndrim, unë jam një person serioz, për tema serioze dua që kem informacion serioz. Unë nuk do të doja të mendoj, as t’i përgjigjem pyetjeve hipotetike. Ne shohim optimizëm, pesimizëm, dhe nga ana e Greqisë dhe Maqedonisë, një atmosferë të mirë, prandaj presim takimin me liderët dhe do të marrim përgjigje. Personalisht mua, më pëlqen emri Republika e Maqedonisë”, tha Mickoski.

Baby Boo