Mickoski: Masat, të pamjaftueshme dhe të vonuara


Masat për të ndihmuar biznesin janë të vonuara dhe të pamjaftueshme, ndërsa kriza do të thellohet, vlerësoi kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski.

Nuk them se nuk ka masa individuale që janë të mira, por ju siguroj, e gjithë pakoja e ndihmës nuk është e vërtetë dhe nuk është ndihma e mjaftueshme, që i duhet biznesit dhe qytetarëve”, tha Mickoski.

Ai kritikoi më së shumti masën e parë të pakos qeveritare, e cila parashikon mbështetje financiare për kompanitë private, duke paguar pagat e punëtorëve për prill dhe maj, deri në maksimum 14 500 denarë në muaj për punëtor, sipas orëve të kaluara në punë. Mickoski kritikon pse kjo masë nuk është e vlefshme edhe për muajin mars, pasi kriza i goditi kompanitë edhe muajin mars dhe pronarët nuk dinë si të sigurojnë pagat.

Baby Boo