Mickoski: Maqedonia për të gjithë njerëzit është strategjia e re e VMRO-së

Maqedonia është për të gjithë njerëzit është strategjia më e re politike e VMRO-DPMNE-së. Platformën e re partiake, lideri i partisë, Hristian Mickoski, e promovoi sot në Ohër, duke thënë se me këtë strategji ata do të prekin zemrat e çdo qytetari.

Sipas tij, ka ardhur koha që të flitet për të ardhmen dhe për t’i treguar popullit se cili është vizioni i tyre.
“Është koha që të ngritet vendi nga ky shkatërrim nacional dhe ekonomik. Është koha që të fitohen jomorali. Maqedonasi është e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarët që jetojnë të lirë në këtë nën qiell. Për këtë shkak beteja jonë prej sot e tytje quhet Maqedonia për të gjithë njerëzit”, tha Mickoski.