Mickoski: Ligji për gjuhët, marketing politik i Zaevit…


“Çdo ligj duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe në funksion të sundimit të ligjit”, deklaroi sot kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sipas të cilit Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte një mashtrim i Zoran Zaevit, për votat e shqiptarëve.
“Zoran Zaev bëri mashtrim me shqiptarët, veç për vota. Rreth këtij ligji kishte deklarata kontradiktore mes Zoran Zaevit dhe Sheqerinskës, për kompromisin me ligjin. VMRO-DPMNE do të përgatis amendamente për ligjin e përdorimit të shqipes, të cilat do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë”, tha Mickoski duke shtuar se opinioni shumë shpejt do të njihet me përmbajtjen e amendamenteve në fjalë.

Baby Boo