Mickoski: Kryeministër nuk bëhet në zyrë, shpresoj se BDI-ja do të ofrojë program që do ta tërheq vëmendjen e të gjithë qytetarëve


Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së duke qenë mysafir në lajmet qendrore në televizionin Sitel në të cilat u përfshi nga Ohri ku sot është për vizitë, u përqendrua në temat të cilat do t’i aktualizojë në fushatë.

Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE-ja ka më shumë se njëmijë projekte, politika dhe masa të cilat do të jenë pjesë e mandatit të ardhshëm katër vjeçar në qeveri të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja.

“Supozoj se ky do të jetë program i cili do të jetë diçka e përbashkët, bazë e përbashkët, vepër që do të zbatohet me partner të përbashkët potencial në qeveri. Ne flasim dhe premtojmë standard më të mirë dhe kjo do të thotë paga
më të larta, pensione, subvencione për fermerët, tatim të zvogëluar prej 8 përqind, historikisht më të ulët në Maqedoni dhe në Evropë. Kemi shumë projekte infrastrukturore, njëjtë do ta promovojmë denanrin sportiv, arsimor,
kulturor dhe këto nuk janë shumë mjete të cilat do të jenë përmes politikave të qeverisë të dedikuara për qytetarët”, ka thënë Mickoski.

Ai potencoi se ekonomia do të jetë në fokus sepse siç tha “vlerësojmë se situata është katastrofike, ekonomia është shkatërruar e tërë kjo është pasojë e përballjes së keqe me epideminë nga koronavirusi”.

Mickoski u bëri thirrje qytetarëve masivisht t’u përmbahen mini tubimeve të cilat janë të tilla për shkak të Kovid-19 dhe se VMRO-DPMNE-ja së bashku me popullin do të fitojë më 15 korrik.

Mickoski u përqendrua edhe në idenë e prezantuar gjatë ditës së sotme nga BDI-ja, se politikani Naser Zyberi është kandidat për kryeministër i partisë së tyre.

“Kryeministër nuk bëhet në zyrë, duhet të dalë para publikut dhe të marrë mbështetje ashtu bëhet kryetar i Qeverisë. E pranuan idenë e VMRO-DPMNEsë për shpic kandidat, tani shpresoj se BDI-ja do të ofrojë edhe program që do ta tërheq vëmendjen e të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, ndërsa mënyra në të cilën e filluan fushatën është ngarkesë shtesë për qytetarët dhe polarizim shtesë, ndërsa ne atë mënyrë shtesë të udhëheqjes së
politikës e refuzojmë. Ky nuk është koncept i mirë, këtë do ta shohin qytetarët.

Qytetarët do të vendosin për konceptin i cili ofron vlerë të shtuar dhe jetë më të mirë për të gjithë”, ka thënë Mickoski.

Baby Boo