Mickoski kërkon zgjedhje të reja parlamentare


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një dalje për media tha se Maqedonia nuk mund të jetë peng i disa personave apo të dikujt që do ta zëvendësoj Zaevin. Ndër të tjera Mickoski shtoi se nevojitet shumicë e re që do t’i organizoj zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk mundet Maqedonia të jetë peng i disa personave apo të dikujt që do ta zëvendësoj Zoran Zaevin. Por është koha që të vij një qeveri stabile e cila do të punoj për interesat e qytetarëve. Nevojitet shumicë e re parlamentare, e cila do ti organizonte zgjedhjet e ardhshme”, tha Mickoski.

Baby Boo