Mickoski i del në mbrojtje Izraelit: Gjuajtja e ra*ketave prej Gazës është e papranueshme!


“Me vëmendje e ndjekim situatën në Izrael, dhe rritjen e dukshme të dhu*nës, përfshirë edhe su*lmin e vazhdueshëm ra*ketor nga Gaza drejt Izraelit”, kështu ka nisur reagimin e tij ndaj përl*eshjeve ra*ketore të fundit në Lindjen e Mesme, lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Ai ka vlerësuar, se është e papranueshme gjuajtja me ra*keta prej Gazës drejt Izraelit, ndërkaq ka apeluar deri te liderët politikë izraelitë, që të vazhdojnë “të kontribuojë për deeskalimin e su*lmeve”.

“Hedhja e ra* ketave prej Gazës drejt popullsisë civile të Izraelit është e papranueshme dhe në mënyrë shtesë i rrit tensionet në rajon. Njëkohësisht, e ndajmë të drejtën e Izraelit për mbrojtje të popullsisë së tij dhe territorit nga su*lmet te*rrorriste të organizatës Hamas. Apelojmë deri te liderët politikë në Izrael dhe në rajon të vazhdojnë të japin kontributin për deeskalimin e su*lmeve dhe në mënyrë vendimtare të veprojnë kundër ekstremizmit i cili krijon probleme serioze të sigurisë dhe e rre*zikon jetën e popullsisë civile”, shkroi Mickoski në “Facebook”
Në fund ai ka shprehur ngushëllime për jetën e humbura.

Baby Boo