Mickoski: Hetimi për Vanjën filloi shumë vonë, kam informacion serioz për atë që them


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë sonte ka paralajmëruar se do të prezantojë detaje dhe informacione serioze se hetimet për Vanjën e vogël kanë filluar shumë vonë.

Publiku do të dijë shumë shpejt nga sot të gjitha detajet. Ka detaje dhe defekte të mëdha në hetim, shikoni kur lajmëron vajza e personit të zhdukur me automjetin e tij, shikoni se cila është data kur fatkeqësisht zhduket Vanja e vogël dhe më pas shikoni kur nisin hetimet. Por këtë nuk do ta diskutojmë tani, sepse si partia politike dhe unë personalisht u distancuam me qëllim nga e gjithë kjo për të mos krijuar një përshtypje si ato që u krijuan me fëmijët nga rasti i Smillkovcës dhe Tamara e vogël, prandaj nuk ndërhyme dhe të mos ndikojmë fare në proces që të mos keqkuptohemi. Por nga sot, e gjithë kjo do të dalë para publikut dhe njerëzit do ta dinë se çfarë kanë bërë këta njerëz. Informacionet që unë i di janë serioze, tha Mickoski.

I pyetur se pse nuk kanë reaguar shpejt, ai ka theksuar se do të vijë dita që do të përgjigjen për këtë pyetje, pasi tani përgjigja është e kotë.

Baby Boo