Mickoski foli shqip: S’ka asgjë të keqe të njohësh një gjuhë tjetër


Kryetari i VMRО DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë intervistës së tij në Alsat M, ka pranuar se e kupton gjuhën shqipe dhe mund të flasë, pasi nga kjo s’ka asgjë të keqe.

Gjatë pyetjeve që i bëheshin në gjuhën shqipe, Mickoski edhe pse kishte përkthim simultan në maqedonisht në një prej tyre u përgjigj në shqip duke pohuar “po”.

Udhëheqësja e emisionit pyeti nëse ai e di gjuhën shqipe, kurse Mickovski tha: “Po e kuptoj. S’ka asgjë të keqe nga kjo. Njohja e gjuhëve të ndryshme mudn t’iu bëjë vetëm njeri më të mirë”.

Baby Boo