Mickoski është i gatshëm të bisedojë me Taravarin për qeverinë e re – e ka përgëzuar për rezultatin


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kandidatja e së cilës për president, Gordana Siljanovska-Davkova, po prin në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, në një konferencë për media sonte tha se është i gatshëm të bisedojë me opozitën shqiptare për formimin e qeveria e re.

Ai tha se ka folur në telefon me kandidatin për president të “VLENIT”, Arben Taravari dhe e ka uruar për rezultatin.

– E përgëzova për rezultatin dhe i urova suksese në zgjedhjet parlamentare dhe një qeveri të ardhshme, tha Mickoski dhe tha se sot nuk është biseduar për formimin e qeverisë së re të përbashkët.

– Desha t’i shpreh mbështetjen time Taravarit dhe atyre që u bashkuan kundër politikave të këqija të LSDM-së dhe BDI-së. Me të gjithë ata që kundërshtojnë këto politika, ne jemi këtu për të diskutuar për të ardhmen, tha Mickoski.

Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani prin në raundin e parë me rreth 30 mijë vota më shumë se Taravari, por koalicioni “VLEN” deklaroi se ata janë përfaqësues legjitimë të shqiptarëve dhe dallimi në mandate me BDI-në nuk do të jetë shumë i madh.

Baby Boo