Mickoski ende pa kundërkandidat për të parin e partisë


Në të njëjtën ditë, po më 12 dhjetor, edhe VMRO-DPMNE-ja do të zgjedhë kryetarin e saj në Kongresin e rregullt të partisë.
Deri tani nuk ka kandidat tjetër në garë me kreun aktual Hristijan Mickoski dhe nuk ka paralajmërime nga ndonjë kandidat i dytë.

Nga Manastiri, ku qëndroi për vizitë me kreun e ri të komunës nga radhët e partisë së tij, Mickoski thotë se inkurajon bashkëpartiakët të paraqiten në këtë garë.
“Unë këtë javë do të dorëzojë kandidaturën për Kongresin e rregullt të VMRO-DPMNE-së i cili do të mbahet më 12 dhjetor kurse secili anëtar i VMRO-DPMNE-së, secili qytetar që i plotëson kushtet sipas statutit të partisë, e ftoj të paraqitet dhe të dorëzojë kandidaturën e tij”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo