Mickoski e pranon: Jam takuar me Orbanin para arratisjes së Gruevskit


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intervistën për 1TV, ka hedhur poshtë zërat që ngrenë dyshimet mbi vizitat e tij të fundit në Serbi dhe Hungari, e që thonë se lidhen me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk.

Mickoski nuk e mohon se është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, por ai thotë se nuk ka biseduar për Gruevskin.

“Po, është e vërtetë që periudhën e kaluar e kam përdorur për një sërë udhëtimesh, duke përfshirë udhëtimin në Serbi, por ishte një udhëtim privat dhe nuk isha takuar me Vuçiqin, ai nuk ishte në atë vend në atë kohë. Atë e përdora që të shkoj dhe në Hungari, për t’u takuar me Orbanin, pak javë përpara ikjes skandaloze të Gruevskit. I inkurajoj ata që të fillojnë një hetim për këtë, për të hetuar lirshëm. Unë jam në dispozicionin tuaj. Me Orban nuk kemi folur për Gruevskin, por për Kongresin e Partisë Popullore Evropiane”, tha Mickoski.

Baby Boo