Mickoski e konfirmon: VMRO-DPMNE do të merr pjesë në zgjedhje më 15 korrik


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoski në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se VMRO-DPMNE do të merr pjesë në zgjedhjet e 15 korrikut.

“Dy kushtet të cilat i kërkuam u pranuan, së pari protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, e dyta misioni i OSBE-ODIHR për mbrojtje të vullnetit të qytetarëve. Maqedonia është në gjendje të rëndë, e sulmuar fuqishëm përpos krizës ekonomike dhe me krizë të fuqishme shëndetësore. Që kjo të ndërpritet dalja është në humbjen e LSDM-së dhe Zoran Zaevit në zgjedhje”, ka shkruar Mickoski në Facebook.

Baby Boo