Mickoski: Diaspora nuk mund të regjistrohet! Partitë shqiptare me regjistrimin, po nxisin nacionalizëm


Kryetari i VMRO-DPMNE-së nuk tërhiqet pas dhe këmbëngulë se qytetarët të cilët jetojnë më shumë se një vit jashtë shtetit do të evidentohen dhe nuk do të përbëjnë numrin e përgjithshëm të popullsisë së regjistruar.
“Nëse është më shumë se dymbëdhjetë muaj nuk mund të regjistrohet. Nuk mund të regjistrohet. Këtu përfundon përralla. Ai mund të regjistrohet në Gjermani si maqedonas”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Madje Mickovski thotë se partitë shqiptare me regjistrimin, po nxisin nacionalizëm vetëm për përfitime personale.
“Që të mund të vozisin me audi-të e tyre dhe të rrinë në kolltukët e lëkurës dhe të shkelin nëpër tepi persian nuk do të lejoj. Pasi që edhe ai në Saraj, Gërçec, Zhelinë i cili mezi arrit të ushqejë familjen ashtu është gjendja edhe në Novo Sellë, Bosilevë. Të dhëna të rrejshme nuk do të pranoj”, shtoi Mickoski.

Ndërkohë drejtori i Entit për Statistikë, Apostoll Simovski, thotë se ligji është i qartë dhe se termi “evidentohet” i cili përdoret për diasporën, është çështje politike që u nxitet nga parti politike.
“Kemi dy kategori qytetarësh që regjistrohen. Njëra është e ashtuquajtura popullsi rezidente, që me metodologji është e definuar në mënyrë precize kush hyn në këtë kategori. Kategoria e dytë është e ashtuquajtura popullsi jorezidente, shtetasit tanë që gjenden jashtë vendit më shumë se një vit dhe të huajt që janë në vend më pak se 1 vit. Të dyja kategoritë bashkë përbëjnë totalin e popullsisë së regjistruar”, u shpreh Apostoll Simovski – Drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë.

Neni 6 në ligjin për regjistrim është i qartë ku shkruhet në Regjistrim do të përfshihen:
Personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa marrë parasysh nëse në momentin e Regjistrimit gjenden në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë vendit.

Baby Boo