Mickoski, ashtu sikur mentori i tij Gruevski dëshiron t’i ndajë qytetarët, Maqedonia i ka mposhtur politikat e ndarjeve dhe po ndërtohet si një shoqëri për të gjithë


Lidhja Socialdemokrate me anë të një komunikate ka akuzuar Mickoskin se po krijon ndarje në mes qytetarëve, duke e krahasuar me paraardhësin e tij, Nikolla Gruevski, shkruan Pacensure.

“Hristijan Mickoski i vazhdon politikat e ndarjeve që i ka promovuar mentori i tij Nikolla Gruevski.Krimineli Gruevski me vite i ka ndarë qytetarët në patriot dhe tradhëtarë. Sot pengu i tij Mickoski, qytetarët i ndanë në lojal dhe jolojal”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Shihet qartë se Mickoski dëshiron të ketë rolin e gjykatësit i cili do të vendos se kush është lojal dhe kush jolojal. Qytetarët janë lodhur nga gjykatat partiake që i kanë ndarë dhe etiketuar për 11 vite. Maqedonia do t’i mposhtë ndarjet, urrejtjen dhe do të vendos të ndërtohet si një shoqëri për të gjithë. Në pranverë, qytetarët edhe njëherë do ta mposhtin konceptin e ndarjeve që po e ndjek antipopullori Mickoski. Qytetarët do të zgjedhin president i cili do t’i përfaqëson interesat e tyre dhe i cili do ta dërgoj shtetin drejt të ardhmes së ndritur në BE dhe NATO”, përfundon komunikata./Pacensure

Baby Boo