Michael Moore thotë se Donald Trump gënjen për diagnozën e Covid-19


Regjisori dhe aktivisti i majtë amerikan Michael Moore ka përmendur në faqen e tij në Facebook se diagnoza e koronavirusit e presidentit Donald Trump mund të jetë e rreme.

Moore justifikonte skepticizmin e tij duke cituar gënjeshtrat e shumta dhe deklaratat e pasakta të deritanishme nga Trump.
“Ka vetëm një të vërtetë absolute për Trump: Ai është një gënjeshtar i vazhdueshëm dhe i patrembur. Është gënjeshtar serial. Në një artikull të Washington Post llogariten rreth 25,000 gënjeshtra të tij, kështu që përse ne duhet ta besojmë atë sot?”

Moore vazhdonte më tej: “Trump ka precedentë edhe në gënjeshtrat për shëndetin e tij. Doktori i tij i vjetër në New York, Dr Bornstein, pranonte disa vjet më parë se i kishte diktuar letrën gjatë fushatës së 2016. Më pas doktori i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Trump mund të jetojë ‘200 vjet!’”

Moore beson se presidenti po i përgjigjet të dhënave të sondazheve që sugjerojnë se po mbetet prapa rivalit të tij demokrat dhe me këtë shpreson fitojë simpati me publikun duke pretenduar se ka virusin.
“Media, demokratët dhe liberalët e kanë trajtuar atë si një bufon. Ai i ka vërtet këto gjëra, por është gjithashtu dinak, ai ia ka hedhur Comey, Mueller dhe rreth 20 republikanëve të tjerë, para se të shkonte në Shtëpinë e Bardhë. Trump e di se duhet të mbledhë simpati që ta përdorë këtë si armë. Trump mund ta përdorë diagnozën e tij si tentativë për të shtyrë zgjedhjet”.

Baby Boo