Micevski: Si ti bindim qytetarët t’i respektojnë masat, kur deputetë të infektuar sillen në Kuvend


Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, ka dërguar kritika për faktin, se deputetët e shumicës, edhe pse të infektuar me Covid-19, marrin pjesë në seancë plenare.

Koordinatori i këtij grupi, Nikolla Micevski pyet:
“Si t’i bindim qytetarët t’i respektojnë masat shëndetësore, kur deputetët e LSDM-së dhe BDI-së, që t’i përmbushin PR dëshirat e kryesisë së tyre, në mënyrë eksplicite këto masa dhe ligje që vlejnë në shtet”, transmeton TV21.
Ndërkaq, kanë shprehur edhe paqartësinë, se pse “insistohet në seancën e 32-të, derisa mund të thirret seanca e 36-të”.

Baby Boo