Mianmar, shkon në 751 numri i vi*ktimave në pro*testat kundër grusht shtetit


Është rritur në 751 numri i personave që kanë humbur jetën në Mianmar si pasojë e ndërhyrjes me armë nga forcat e sigurisë në pro*testat që zhvillohen kundër grusht shtetit ushtarak dhe arrestimit të anëtarëve të qeverisë së zgjedhur.
Sipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 6 humbje të jetëve të tjera, duke rritur në të paktën 751 numrin e vi*ktimave.

Në raport thuhet se në vend nën arr*est ndodhen 3.431 persona dhe se ka një urdhër arr*esti për 1.159 persona të tjerë.
Arr*estohet shkrimtarja kundër grushtit të shtetit
Mësohet se është arr*estuar Tu Tu Tha shkrimtarja dhe gazetarja nga Mianmari e cila mbështet pro*testat kundër grushtit të shtetit ushtarak.

Anëtarët e familjes të cilët kanë folur për faqen “Myanmar Now”, kanë theksuar se Tha është arr*estuar natën e 24 prillit bashkë me djalin e saj 18 vjeç në shtëpinë e tyre në zonën Thanlyin të Yangonit.
Familjarët e saj kanë theksuar se nuk kanë dijeni se ku po mbahet nën arr*estim Tha.
Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.
Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, ndërsa më pas arr*estoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.
Në vend vazhdojnë pro*testat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arr*est.

Baby Boo