Mhill Gjuraj, Me shtatoren e ngritur në Pejë, përjetësoi nënën e botës, Shën Terezën


Pse e meritonte shtatoren Nënë Tereza, në Pejë, në qytetin e lashtë të Dukagjinëve. Jo vetëm se Nënë Tereza, që më vonë do të shenjtërohej, Shën Tereza, pesë herë ishte në Kosovë. Ka shumë motive, sa humane, aq edhe patriotike.

Në Pejë, Shën Tereza ishte në një nga vizitat e saj, ku do të përjetësohej me shtatore, më 2011, nga veprimtari i shquar, nga Amerika, Mhill Gjuraj. Pikërisht vizita e shenjtores tonë, do të shërbente për shpirtmadhësinë e humanistit Gjuraj që të rikonfirmonte se ashtu siç Lumbardhi në Pejë do të rrjedh përjetësisht, ashtu Nëna jonë, do të jetë nënë e mirësisë dhe nënë e të gjithë botës.

Përmasat e shenjtërisë së Shën Terezës, do t’i bashkohen lavdisë shqiptare edhe me monumente, të cilat do ta përjetësojnë në bronz, në të gjitha kontinentet. Peja, ashtu sikur shumë qytete shqiptare, falë donacionit të jashtëzakonshëm të Mhill Gjurajt, do të bëhej vend pelegrinazhi dhe nderimi të përjetshëm nga populli i saj, nga i cili doli, Shën Tereza.

Mhill Gjuraj, me idenë e humanizmit veprues, jo vetëm se ai vet ishte nga ky rreth, do të realizonte në bronz, personin më të dashur dhe më të njohur të kombit tonë, e cila lavdinë e kombit tonë do ta lartësonte, ashtu si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ashtu si Pjetër Bogdani dhe vargani i kolosëve shqiptar, të cilët e përbëjnë jo vetëm moralin dhe ndjenjën, por edhe shpirtin e zemrën e një kombi të tërë.

Shtatorja, do të ishte gjurma e fuqishme e shtatores buzë Lumbardhit, për të përcjell mesazhin e përjetësisë së dashurisë së Shën Terezës për kombin shqiptar, për Kosovën dhe Pejën e Haxhi Zekës.

Z. Mhill Gjuraj, do ta bënte Pejën qytet krenar me shtatoren e shenjtores tonë, duke pasur të ngritura qindra në mbarë botën, për të dëshmuar frymën e sajt të shpirtit të shenjtë, se shqiptarët janë popull i lashtë evropian, me theks në librin e Shenjtë kur Shën Pali do të tregonte se Lajmin e mirë e kishte dërguar deri në Ilirik.

Mhill Gjuraj, do ta rikujtonte nëpërmjet Shën Terezës më 2011 se kombi ynë, ia dha historisë së shenjtë të Vatikanit, katër Papë, por sipas Prof. Mirditës, 10 Papë që nga dita e parë e krishterimit, kësaj ideje dhe fryme universale.

Papa i fundit do të jetë Papa i Kelmendit, Papa Klimenti – Albani, i cili me mish e me shpirt, angazhohej për çlirimin e kombit të tij nga një Perandori e cila pa mëshirë, masakronte dhe dëshironte një komb ta zhduk nga faqja e dheut.

Mhill Gjuraj, do të lartësonte jo vetëm Pejën por tërë Kosovën dhe kombin shqiptar, duke e bërë këtë qytet më të pasur, më të begatë dhe më hyjnore, me shtatoren e Shën Terezës.
Po cekim këtu, vetëm disa nga veprat që la prapa humanistja më unike në botë, nën më e dashur e solidaritetit dhe dashurisë, Shën Terezës.

Misionarët e Bamirësisë së Shën Terezës, ditën kur ajo kaloi në amshim, pati mbi 4,000 motra, dhe një vëllazëri prej 300 anëtarësh, duke punuar në 610 misione në 123 vende, në bujtina dhe shtëpi për njerëzit me HIV/AIDS, lebrozë dhe tuberkulozë. Shën Tereza kishte krijuar kuzhina supe, programe këshillimi për fëmijë dhe familje, ndihmës personal, jetimore dhe shkolla. Misionaret e Bamirësisë u ndihmua edhe nga bashkë-punëtorët, të cilët ishin mbi 1 milion persona deri me 1990.

Ish Sekretari- Gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Javier Pérez de Cuéllar tha: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë”.
Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të shenjtoren tonë, Shën Terezën, por të gjitha flasin në të vërtetën se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vete.

Këtë e dëshmojnë qindra shtatore, të punuara në mbarë botën, ndër to me bukurinë e vet, shquhet edhe shtatorja e saj në Pejë, e ngritur enkas për Pejën dhe Dukagjinin dhe tërë kombin shqiptar, që të jenë sa më afër shenjtores së vet, Shën Terezës, humanisti i jashtëzakonshëm, patrioti dhe veprimtari i çështjes shqiptare, Mhill Gjuraj.

Baby Boo