Mexhiti: Për BDI-në është ideale që të ketë zgjedhje të parakohshme


Pajtohem plotësisht që për Bashkimin Demokratik për Integrim është ideale që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentar. Kështu është shprehur nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në emisionin Klan Debat përballë gazetares Xhumadije Ibrahimi.

Sipas Mexhitit partisë së Taravarit dhe të tjerët si ai kërkojnë që të formohet shumicë e re parlamentare dhe të prolongohet sa ma gjatë mbajtja e zgjedhjeve me qëllim që këta të forcohen e më pas të dalin në zgjedhje.

“Në këtë rast nëse dikujt i konvenon të ketë zgjedhje të parakohshme nga të cilat do të dilte një qeveri stabile është ata që janë fitues në këto zgjedhje, është VMRO-DPMNE në kampin maqedonas dhe BDI në bllokun politik shqiptar, eventualisht BESA mund të fitoj diçka për të shprehur euforinë që ka marrë Tetovën”, është shprehur Mexhiti.

Baby Boo