Mexhiti: Me ligjin e ri 1300 shqiptarë mund të përjashtohen nga puna!


Përmes një statusi në Facebook, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti ka sqaruar se pse dje abstenoi për Ligjin për shpërndarjen e administratorëve të programit K-5

“Të gjitha rezervimet e mia shkojnë në drejtim të mbrojtjes së 1300 djemve dhe vajzave shqiptare të cilët përmes këtij ligji, kam frikë se do ti “përzjenë” nga puna. Modeli “merr ose lëre” len hapësirë që këtyre personave t’u ofrohet vend pune jo-adekuat me shkollimin ose ambiciet e tyre për zhvillim, ose që nuk janë në përputhje me planet e para kur ata persona janë punësuar” ka shkruar Mexhiti.

Më tej ai shton se duhet pasur parasysh se këta 1300 persona nuk janë parazitë siç ka tendenca t’i prezantojnë, përkundrazi, shkruan Mexhiti, këta persona janë të dëmtuar realisht. Atyre nuk u është dhënë shansi real të punojnë dhe dëshmohen.

“Mes tyre ka të rinj që kanë studiuar, mbaruar fakultet dhe kanë pasur ambicie të përparojnë në karrierë, por ata kanë stagnuar në një vend. Nëse ata do të kishin punuar, me përvojën e tyre sot do të ishin në vende udhëheqëse të institucioneve. Paramendoni tani, pas 10 viteve “përvojë” ju ti ofroni ndonjërit punë si referent në klinikë kurse ai ka diplomuar si jurist dhe ka nënshkruar marrëveshje që të punësohet në Drejtorinë e të hyrave publike. Një pjese të madhe të këtyre endu nuk u është pranuar fakulteti në vendin e punës. Ajo që i mungon këtij ligji është transparenca për vendet e punës ku do të transferohen. Kjo analizë me siguri ekziston por nuk po prezantohet” shprehet deputeti integrist, duke shtruar edhe pyetjen se pse pas 10 viteve mos të kenë edhe ata shansin të dëshmojnë kapacitetet e tyre nëpër institucione që tradicionalisht janë të mbyllura për shqiptarët dhe përfaqësimi është më i ulët. Shembull merr Regjistrin Qendror inspektorate të ndryshme apo Ministri.

Në fund pohon se ky ligj nuk e zgjedh problemin. Sipas tij, ky ligj vetëm e transferon problemin nga Ministria për sistem politik tek Ministria për Shoqëri informatike, sepse, sipas ligjit, personat që nuk do marrin vend pune, shton deputeti, vetëm me automatizëm hyjnë në një “Listë transfertash” dhe nga këtu nuk është e qartë çka do të ndodh me ata, që është përsëri një mashtrim i punëtorëve dhe opinionit.

Baby Boo