METEOROLOGËT PARALAJMËROJNË ULJE DRASTIKE TË TEMPERATURAVE (VIDEO)


Reshje të shiut, erëra të forta, borë në vendet malore. Ky është parashikimi i motit për javën që vijon. Edhe pse periudhën e fundit, temperaturat ditore dhe ato të natës, gradualisht filluan të rriten, megjithatë, këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masës së ftohtë që vjen nga veriu dhe perëndimi, që do të shkaktojë ulje të dukshme të temperaturave.

Kostadinka Arsovska , meteorologe
“Sonte posaçërisht në orët e mbrëmjes presim ndryshim drastik të motit. Do të ketë ardhje të shpejt të masës së ftohtë, nga veriu dhe perëndimi. Kështu nga veriperëndimi në orët e vona në tërë territorin e shtetit tonë do të ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet malore reshjet do të jenë të dëborës”

Përpos shiut, sipas parashikimeve do të fryejë edhe erë e fortë nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 90 km/h.

Kostadinka Arsovska , meteorologe

“Kjo do të kushtëzoj ulje të dukshme të temperaturës, e cila gjatë ditës së nesërme në më shumë pjesë do të jetë rreth 15 gradë për dallim nga dita e sotshme, dhe do të jetë në interval prej 3 deri në 10 gradë Celsius”.

Stabilizim të motit pritet të ketë të mërkurën, por të enjten priten reshje të reja. Nga e premtja dhe gjatë vikendit duket se do të kemi mot stabil dhe përsëri dukshëm mot të ngrohtë.

Baby Boo