METEOROLOGËT PARALAJMËROJNË TEMPERATURA MBI 40 GRADË (VIDEO)


Vetëm edhe dy ditë freski dhe më pas vendi do të hyjë në një valë të re të temperaturave të larta afrikane, paralajmërojnë metorologët. Nga Drejtoria për punë meteorologjike thonë se sot janë shënuar ulje të temperaturave vetëm në rajonin verior të vendit dhe kjo freski mund të shoqërohet edhe me rreshje të shiut.

Ivana Petroviq, meteorologe: Sot kemi rënie të temperaturave në pjesët veriore të vendit, megjithatë në pjesët jugore ende janë shumë të larta. Temperatura e parashikuar për sot është deri në 38 gradë në pjesët juglindore. Nga veriu lëshohet një masë më e ftohtë e ajrit që sot në orët e pasditës në pjesët veriore dhe lindore do të mundësojë të ketë edhe reshje dhe bubullima por nuk përjashtohet të ketë edhe mot të keq me erë të fuqishme. Era veriore do të mundësojë që në dy ditët e ardhëshme të kemi mot stabil, megjithatë me temperatura pak më të ulta të ditës që do të lëvizin në interval nga 27 deri në 34 gradë Celsius”.

Por kjo freski do të zgjasë jo më shumë se dy ditë, pasi siç paralajmërojnë metorologët, nga dita e martë vendi kaplohet nga një valë ajrore afrikane që do të ringrisë temperaturat të cilat në pjesët jugore do të arrijnë në rreth 40 gradë celzius.

Ivana Petroviq, meteorologe: Nga dita e martë gradualisht bijmë nën ndikimin e një mase më të nxehtë ajrore nga hapsirat jugore, gjeqësisht nga kontinenti afrikan që gradualisht do të hyjë drejt territorit tonë dhe do ti rrisë temperaturat e ditës kështu që deri në ditën e fundit të punës të kësaj jave pritet që të arrjnë diku deri në 40 gradë celzius në pjesët jugore të vendit”.

Petroviq tha se gjatë periudhës në vazhdim nuk do të ketë klimë konstante, por moti do të jetë i ndryshueshëm në intervale të ndryshme. Pas valës së nxehtë, javën e ardhëshme pritet që temperaturat të bien përsëri për tu ringritur më pas gjatë fundjavës që pason.

 

 

https://youtu.be/BCGRKB9UiJg

Baby Boo