Meta shkoi në zyrë që në 05:00 të mëngjesit, Basha mbërrin në presidencë


Teksa presidenti Ilir Meta shkoi në zyrën e tij që në orën 05:00 të mëngjesit ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha sapo ka mbërritur në Presidencë.

Basha dhe Meta do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, pas ftesës së kreut të shtetit. Të njëjtën ftesë Meta ia bëri edhe kryeministrit Rama, por ky i fundit e refuzoi.

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, shkroi Rama në Twitter.

Ftesa e Metës për dy liderët vjen teksa kanë mbetur vetëm 3 ditë nga zgjedhjet lokale. Ndërkohë, Meta është shprehur se do të presë Ramën në takim deri në orën 13:00. Mbetet për tu parë nëse Rama do të ndryshojë mendje për të shkuar në zyrën e kreut të shtetit.

Baby Boo