Meta nga Shkupi: Ripërcaktimi i kufijve nuk nuk mund të jetë zgjidhje!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në ligjeratën e organizuar nga ITSHKSH me temën “Shqiptarët në mileniumin e ri – sfidat dhe perspektivat” tha se ripërcaktimi i kufijve në rajon nuk është zgjidhje për stabilitet, shkruan TV21. Meta tha se në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të respektohen të gjitha minoritetet brenda shteteve derisa shtoi se nuk ka kombe të mëdha dhe më të vogla.

“Në rajoni tonë nuk ka kombe të mëdha dhe kombe më të vogla. Në rajonin tonë duhet të ketë vlera evropiane që mbrohen, respektohen në mënyrë të njëjtë nga të gjithë. Nuk mund të jetë zgjidhje ripërcaktimi i kufijve në rajonin tonë sepse kjo çështje është provuar dhe ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin por edhe për kontinentin ku ne jemi. E vetmja zgjidhje është respektimi i të gjitha minoriteteve nga kushdo qoftë në rrugën e duhur, në mënyrën evropiane. Vetëm kjo do të sjell stabilitetin e duhur, do të forcojë bashkëjetesën dhe do të përmirësojë edhe klimën e biznesit”, tha mes tjerash presidenti Meta.