Meta i përgjigjet Kociasit: Ushtria shqiptare i di ku i ka kufijtë


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta iu përgjigj deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, duke theksuar se ushtria shqiptare i di ku janë kufijtë e vendit. Kotcias deklaroi për një radio greke se ushtria helene nuk njeh kufijtë e Shqipërisë.

Sot qarkulloi një lajm që shpresoj të jetë fake-news, ku një ish-ministër i një vendi fqinj që thoshte që ushtria e këtij vendi nuk njihte kufijtë e Shqipërisë. Ne duhet të jemi të qetë edhe kur këto lajme janë të vërteta dhe kur janë fake-news. Këtu është roli i mediave për të mbajtur një distancë ndaj çdo manipulimi që rrit retorikën dhe na largon nga bashkëpunimi- tha Meta.

Baby Boo