Meta, Ahmeti, Xhaferi me ministrat bëjnë shqiponjën në Shkup


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta po merr pjesë në kremtimet e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Maqedoni. Ai i shoqëruar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Zv/Kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, udhëheqës politikë, deputetë si edhe dhjetra shqiptarë në Maqedoni, u përul me respekt dhe vendosi një buqete me lule te monumenti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Shkup. “Jam shumë i lumtur që gjendem në Shkup së bashku me udhëheqësin e Bashkimit Demokratik për Integrim zotin Ali Ahmeti, me Kryeparlamentarin e Republikës së Maqedonisë, zotin Xhaferi dhe shumë personalitete të tjera për të marrë pjesë në kremtimin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, kësaj ngjarjeje madhore për të gjithë kombin shqiptar, që i bashkoi të gjithë shqiptarët rreth Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe që i parapriu edhe Pavarësisë së Shqipërisë, ekzistencës së shtetit shqiptar dhe gjitha mbarësive që u gëzohet kombi ynë sot. Është kënaqësi për ta nisur këtë kremtim duke u përulur me nderim këtu në Shkupin e vjetër para monumentit të Heroit tonë Kombëtar edhe në kuadër të 550-vjetorit të kujtimit të kësaj figure të përmasave europiane”, theksoi presidenti Meta.

Ai tha se me këtë rast vlerësoi të gjitha përpjekjet që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen këtu për të ecur drejt jo vetëm ruajtjes, por edhe të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, në përputhje edhe me Marrëveshjen e Ohrit. “Përgëzoj këtë frymë të re bashkëpunimi e bashkëjetese në Republikën e Maqedonisë, që është e vetmja rrugë për paqe dhe stabilitet në të gjithë rajonin tonë.”, u shpreh Presidenti Meta.

Baby Boo