Mësuesja nga Virxhinia, që u qëllua nga nxënësi gjashtëvjeçar, tentoi të konfiskonte ….


Mësuesja e shkollës në Virxhinia e qëlluar nga nxënësi i saj gjashtëvjeçar u plagos pasi ajo kërkoi t’i konfiskonte atij armën, pasi e kishte zbuluar atë në klasë, tha një prind i një nxënësi tjetër të asaj klase.

Brittaney Gregory, djali i së cilës është në të njëjtën klasë me sulmuesin në shkollën fillore “Richneck” në Newport News, Virxhinia, detajoi reagimin e djalit të saj ndaj skenës tronditëse për gazetën Washington Post. Gregory tha se djali i vet i tha asaj se ndiente sikur nuk mund të merrte frymë kur u shkrep arma.

Gregory tha se klasa ishte duke lexuar, kur fëmija nxori një pistoletë nga çanta e shpinës dhe ia drejtoi mësueses së tij, Abby Zwerner. “Ajo do ta konfiskonte atë dhe atëherë ai qëlloi”, tha Gregory për Post.

Gregory e përshkroi Zwernerin si një “zonjë të ëmbël” dhe “shumë të vëmendshme”. Ajo tha se Zwerner ishte mësuesja e preferuar i djalit të saj.

Zwerner, 25 vjeç, kishte lëndime të përshkruara si kërcënuese për jetën, por ajo tani po vazhdon të përmirësohet në spital. Ajo u qëllua në bark.

Pasi u qëllua, mësuesi u tha nxënësve të tjerë të vrapojnë. Nxënësit qëndruan të mbyllur në klasën e një mësuesi tjetër, shkruan Guardian, përcjell Klankosova.tv

Gjashtëvjeçari mbetet në paraburgim dhe zyrtarët e qytetit të Newport News kanë thënë se nuk ka gjasa që një fëmijë kaq i vogël të ndiqet penalisht, por kujdestari i tij ose i rrituri tjetër mund të përballen me akuza për kundërvajtje nëse arma vinte nga shtëpia e fëmijës.

Kryetari i Newport News, Phillip Jones, tha: “Newport News është një komunitet i fortë, por ne jemi të pikëlluar dhe të dëshpëruar nga tragjedia e tmerrshme që ndodhi në shkollën fillore Richneck. Është pothuajse e pamundur të mbështjellim mendjen rreth faktit se një nxënës gjashtëvjeçar i klasës së parë, solli një pistoletë të mbushur në shkollën tonë dhe qëlloi një mësuese; megjithatë, kjo është pikërisht ajo me të cilën po përballet sot komuniteti ynë. Mendimet dhe lutjet tona janë me mësuesen dhe familjen e saj dhe shpresojmë që ajo të shërohet nga kjo sprovë”.

Në një deklaratë, guvernatori i Virxhinias, Glenn Youngkin, tha: “Administrata ime ka ofruar ndihmë në përgjigje të të shtënave në shkollën fillore Richneck në Newport News dhe jemi gati për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundemi. Unë po vazhdoj të monitoroj situatën dhe po lutem për sigurinë e vazhdueshme të të gjithë studentëve dhe komunitetit”.

Mësimet në shkollën fillore “Richneck” u anuluan të hënën dhe të martën pas të shtënave.

Baby Boo